Nga Corriere della Sera/

Profesori italian, Giuseppe Remuzzi thotë se, maskat janë dhe do të jenë thelbësore për të mposhtur Covid-19. Nëse do të funksiononte edhe te 50% e njerëzve do të ishte një rezultat i mirë. Ai thotë se vaksina nuk do ta shuajë virusin.

Profesor Remuzzi, vaksina do ta shuaj virusin? Jo dhe është më mirë ta thuash qartë. Të gjitha vaksinat, duke filluar me Pfizer, nuk do të mundin koronavirusin. Ato do të jenë më shumë të ngjashme me ato të gripit sesa poliomieliti. Do të na mbrojnë nga sëmundja, por nuk do ta zhdukin atë.

Është i ekzagjeruar entuziazmi që dëgjoni përreth? Në këtë pandemi, çdo moment, çdo hap përpara, ka dalë i gabuar. E vërteta është se, askush nga ne nuk ka një të vërtetë në xhepat e tij. Por mund të thuhet me siguri se këto vaksina do të garantojnë imunizimin masiv dhe se brenda disa vitesh shumica e banorëve të Tokës do ta kenë bërë.

Çfarë mund të presim realisht? Ne kemi të paktën tetë kandidate në fazën 3, hapi i fundit i eksperimentit. Prandaj, është e arsyeshme të mendosh se të paktën një çift do të mbërrijë në të njëjtën kohë

A është kaq e rëndësishme? Ne nuk e dimë nëse ndonjëra prej tyre do të jetë 100 për qind efektive dhe asnjëra nuk do të prodhohet në sasi aq të mëdha sa të kënaqë të gjithë popullsinë e botës. Pasja e më shumë se një vaksine do të na ndihmojë t’i afrohemi qëllimit për të mbuluar të gjithë planetin dhe ndërkohë do t’u lejojë shkencëtarëve t’i përsosin ato, ndërsa ne punojmë.