Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë, nga 3D po kthehet në realitet dhe këtë 26 nëntor do jetë gati më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane për nxënësit dhe mësuesit. Kryeministri Rama publikoi sot fotografi nga punimet për rindërtimin e kësaj shkolle, duke theksuar se shkolla do të jetë njësoj si shkollat e Bashkimit Europian. “Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë, nga 3D në realitet që këtë 26 nëntor të jetë gati, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane, njësoj si në shkollat e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë, është pjesë e programit të rindërtimit, bashkë me 143 shkolla të tjera në vend që po ndërtohen me standarde europiane. Me 11 klasa dhe 4 laboratorë, shkolla “Ramazan Subashi” në Vorë do të ofrojë kushte dhe standarde dinjitoze për 250 nxënësit e saj.