Me intensifikimin e përhapjes së epidemisë, Shqipëria rezulton të ketë ndër shifrat më të larta në rajon sa i takon testimeve ditore. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk përfshin testet në privat në këto raportime, përvecc rasteve për konfirmim diagnoze ne IShP. Në shifrat e fundit raportuar (në 24 orët e fundit) Shqipëria ka numrin më të lartë të testimeve, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi.
Pavarësisht akuzave të vazhdueshme për numër të ulët testimesh, shifrat dëshmojnë të kundërtën, ku Shqipëria ka 1967 testime për 24 orët e fundit, Kosova 1712 testime, Maqedonia 1293 tëstime dhe Mali i Zi 966 testime.
COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020) për vendet e rajonit:
Shqipëria
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967
Kosova
Raste të reja ditore 637
Të shëruar në 24 orë 104
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 1712
Maqedonia
Raste të reja ditore 515
Të shëruar ne 24 orë 1194
Të shtruar në spitale 998
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 1293
Mali i Zi
Raste të reja ditore 357
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 966