Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mëngjesin e sotëm ka inspektuar nga afër radarin e sapo ndërtuar dhe të vënë në punë në Midë të Pukës. Radari është investim i qeverisë Shqiptare (19mln dollarë) dhe qeverisë amerikane (3 mln), projekti u zbatua nga Lockheed Martin.

Postimi i plotë : .

Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore. 22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA -së u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.

Me këtë radar, helikopterët Black Haëk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekadë. -shkruan Xhaçka në rrjetet sociale.