Rindërtimi po vazhdon me ritme të shpejta në Shijak, ku po rilindin banesat e reja për banorët e dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga të tjera kantiere pune, të ndërtimit të banesave individuale në Shijak.
“Rindërtimi vazhdon. Shtëpitë e familjeve të Arjan Uruçit, Gëzim Shqutit, Mariana Domit dhe Hava Domit në Rrubjekë, si edhe plot 577 shtëpi të tjera në Shijak po rilindin për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit. Qentë dihet, do lehin gjithnjë e më fort, por gjithnjë e më shpejt përpara do të shkojë karvani”, tha ai.