Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 645 inspektime dhe monitorime. AKU njofton se gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe në analizim të produkteve fruta-perime për mbetje të pesticideve, thekson AKU. AKU si pjesë e taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 675 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.