Presioni i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 që ka përfshirë selitë e partive politike në vend, e veçanërisht ato të PS, PD dhe LSI, ka kaluar dhe te simpatizantët e tyre.

Siç shihet në videon e siguruar nga newsbomb.al, një simpatizanti të LSI në Njësinë nr.2 në Tiranë “i ka ardhur në majë të hundës” aq sa ka mbledhur kartat e anëtarësisë së gjithë lagjes dhe i ka prerë me gërshërë.

I zhgënjyer ai pret të gjitha kartat e anëtarëve të LSI në Njësinë nr.2 në Tiranë, e bashkë me to dhe atë të vetën. Më herët, në media kanë dalë dhe video ku mbështetës të PS ose PD dalin publikisht dhe djegin “teserat” e tyre.