Një mjek për 55 pacientë të sëmurë rëndë. Në spitalin bullgar të Choumenit, personeli shëndetësor është i pafuqishëm përballë pandemisë, në një rajon ku rreth gjysma e praktikuesve po arrijnë moshën e pensionit. ”Ky spital është më i ezauruari në vend dhe situata aty është kritike”, dëshmon drejtori i spitalit, Dimitar Kostov, i mbingarkuar nga fluksi i pacientëve të prekur me koronavirus që prej 12 tetorit, 230 pacientë për një spital jo shumë të madh.
“Ne po ezaurohemi nga lodhja fizike dhe morale”, psherëtin shefja e departamentit të epidemiologjisë, Albena Kostova, e cila ecën me shpejtësi nëpër salla me veshjen e saj të bardhë duke vrapuar drejt tingullit të zhurmshëm të alarmeve. “Pacientët, ata, qëndrojnë larg syve. Nuk ka më një vend të lirë, na ka mbaruar oksigjeni”, shprehet i shqetësuar një mjek.
Vendi më i varfër në BE, Bullgaria u kursye relativisht në pranverë, por numri i infeksioneve u rrit në vjeshtë, duke zbuluar një sistem shëndetësor të dobët. Për shkak se shumë të rinj kanë shkuar në perëndim, sipas Unionit të Mjekëve, tetë në 10 të diplomuar zgjedhin të largohen nga vendi, një lëvizje që u përshpejtua pas hyrjes në BE në 2007. Rezultati, 52% e mjekëve janë më shumë se 55 vjeç, sipas statistikave zyrtare.
“Në rajonin e Choumenit (verilindje), problemi është frika, sistemi shëndetësor është në vështirësi”, pranon Krassimir Simeonov, shefi i kolegjit rajonal profesional, që ka humbur një të tretën e anëtarëve të tij që prej vitit 2000. Në mungesë të pagave dhe pensioneve të denja, profesionistët vazhdojnë të luftojnë me punën e tyre shumë kohë pas moshës së pensionit. “Një mjek paguhet me 840 leva në muaj (420 euro) dhe një infermiere me 600-700 leva (300-350 euro)”, thekson Roumiana Nanovska, drejtoreshë e spitalit të Bashkisë së Lovetch që ishte tashmë në prag të kolapsit para pandemisë. Përballë krizës shëndetësore, qeveria po premton ndihma tërheqëse për t’i bërë njerëzit të harrojnë rre ziqet. Të paktën 25 personel shëndetësor kanë humbur jetën që nga fillimi i epidemisë.
Me një guxim shembullor, e vetmja epidemiologe në spitalin ”Doupnitsa” (në perëndim) luf ton me COVID-19 pavarësisht moshës… 81 vjeçe. Në të njëjtin rajon, i vetmi anestezist-reanimator i një institucioni, me nofkën “njeriu i spitalit”, kohët e fundit u prek nga COVID-19. Të frikësuar nga kjo masakër, personeli shëndetësor në qytetin e Preslavit, të gjithë mbi moshën 65 vjeç, dhanë dorëheqjen në bllok sapo u hap një njësi kushtuar administrimit të pandemisë. Të sëmurët u transferuan në Choumen.