Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, në deklaratë për mediat në emër të komitetit Teknik të Ekspertëve, në lidhje me koronavirusin, tha se situata paraqitet në nivel risku të shtuar.

Fico theksoi se qytetarët duhet të rrisin bashkëpunimin me institucionet shëndetësore, për të bërë të mundur luftimin e Covid-19.

“Po shikojmë me vëmendje ecurinë e pandemisë në vend. Situata paraqitet në nivel risku të shtuar, sepse është rritur incidenca 14 ditore. Femrat janë prekur 52 për qind dhe meshkujt 48 për qind. Grup-moshat më të prekura janë ata më të moshuara.

Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve, me masa si distanca, maska, respektim të masave të vendosura kohët e fundit”, tha Fico.