Drejtusi i sektorit të Shëndetësisë në PD, Gazmendt Koduzi mbrëmë në emisionion Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të cilit i ka vd ek ur e ëma i cili aku zonte se nuk kanë marrë asnjë përgjigjie, ndërkohë që përfaqësuesi i opozitës ak uzoi se nuk është deklaruar. E vërteta është se kjo humbje jetë nga Covid është deklauar në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në datën 5 gusht, ku duket qartë që është raportuar për 82 vjeçaren nga Shijaku.
“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”, thuhet në komunikimin e ministrisë. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: https://shendetesia.gov.al/covid-19-ministria-e-shendetesise-139-raste-te-reja-6-humbje-jete-dhe-69-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit/