Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2020, ka përfshirë në fondin e financimit të gjithë aplikantët në listat e 4 masave mbështetëse nga 7 masa që janë në total në këtë skemë. AZHBR bën të ditur se, janë mbi 1 miliard lekë pagesa të kryera deri në datën 31 tetor 2020 nga Skema Kombëtare e mbështetjes për Bujqësinë, për 5 112 fermerët përfitues në 12 qarqet e vendit.

Sipas AZHBR-së, të ndarë sipas 7 masave mbështetëse janë: Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar – Përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 3389; Masa 2: Bletaria – financohen aplikimet deri në numrin rendor 1486; Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik – Financohen aplikimet deri në fund të listës ne numër rendor 668; Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 269; Masa 5: Financim për fermat organike- Financohen aplikantët deri në fund të listës, 125 fermerët; Masa 6: Global Gap- Financohet deri në fund të listës 33 fermerë dhe Masa 7: Agroturizëm- financohet deri në fund listës të 3 aplikantët e kualifikuar përfitues.

Në total pranë AZHBR sipas afateve aplikuan 7653 individë që ndaheshin në shtatë masa mbështetëse.