Shkolla e Integrimit Europian për vitin 2020 është çeluar online për shkak të kushteve të reja globale me pandeminë. Soreca ka mbajtur fjalën e tij në një video-konferencë online të mundësuar nga Kuvendit për këtë shkollë. Ai thotë se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit europian në BE pasi 93% e shqiptarëve kanë zgjedhur këtë. Për Sorecën, hapi i parë është hapja e negociatave dhe kjo vjen sipas tij vetëm me vullnet politik dhe pranimin se ndryshimi nuk vjen më improvizim. Në fund Soreca siguron se të gjitha vendet që hyjnë në BE ndryshojnë komplet për mirë siç e kanë provuar.

”Çdo kush duhet të investojë për dialog politik, për integrimin. Nëse ka një element që njohim që partitë bashkohen është integrimi, pasi 93% e shqiptarëve duan integrim europian. Procesi i aksesit do të kërkojë më shumë kapacitete teknike në shoqëri për dialog. Europa do të jetë më afër nëse negociatat nisin, dy gjëra janë kryesore, vullneti politik, kompeticion i ideve dhe gjetja e zgjidhjeve. Qytetarët shqiptarë duan zgjidhje.

E dyta është pranimi. Ndryshimi s’mund të vijë me improvizim. Prandaj kjo shkollë po hapet, për të ardhmen europiane. Asnjë vend s’ka luksin të shpërdorojë intelektualët, dijen etj. Këshilli Europian gjithashtu ka rol të rëndësishëm. Besoj tek kjo shkollë. Është instrument për të përgatitur rrjetet. Ju të gjithë do luani rolin tuaj që do jetë deçiziv në integrim europian. Jam shumë krenar që për të 5-tën herë zyra e BE e mbështet këtë shkollë. Në dy javët e ardhshme do të dëgjoni shumë terma teknikë, kini durim. Mos harroni që në thelb është ndryshimi i jetës së shqiptarëve për mirë, çdo vend që ka hyrë në BE e ka provuar. Do e ndryshojë këtë vend komplet. S’ka tjetër rrugë për Shqipërinë. Shqipëria i ka vendosur të gjitha fuqitë për këtë.”- tha Soreca.