Spanja autorizoi sot fillimin e fazës së fundit të provës klinike të një vaksine antiCOVID-19, e zhvilluar nga grupi amerikan “Johnson & Johnson”, që, gjithashtu, do të testohet edhe në tetë vende të tjera.
“Ky provë e fazës së tretë do të kryhet në nëntë spitale spanjolle, së pari, mbi vullnetarët që nuk paraqesin ndonjë rrezik të veçantë për zhvillimin e formave serioze të COVID-19, pastaj te pacientët në rrezik”, sqaroi Agjencia Spanjolle e Barnave (AEMPS).
“Këto prova janë thelbësore për të siguruar cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave”, shtoi AEMPS, duke theksuar se rezultatet nuk do të bëhen publike, derisa të gjitha provat të jenë përfunduar dhe analizuar.
Rreth 30 000 persona, të shpërndarë në tërë Spanjën, në Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Belgjikë, Kolumbi, Afrikë e Jugut, SHBA dhe Filipine, do të marrin pjesë në provën klinike të kësaj vaksine, që do të përbëhet nga dy doza.