Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini, duke folur për situatëne COVID-19 në vend tha se i bëjmë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë të shkojnë në spital, nëse mjeku e këshillon atë. Në një intervistë televizive, Tomini tha se “është një situatë e ndikuar edhe nga shfaqjet mediatike, parjes së faqeve mediatike të rrjeteve sociale, e ndikuar dhe nga daljet televizive, ku qytetarët mendojnë që më mirë të trajtohen në shtëpi nën kujdesin e mjekut të familjes, një ndjenjë frike ndaj vajtjes në spital e ka sunduar popullatën. Ne bëjmë thirrje për mos hezitim të spitaleve tona. Dhe familjarët duhet të bindin për shkuarjen në spital. Ndiqemi hera-herës dhe me këshillime të mjekut të familjes por nëse mjeku këshillon për shtrim në spital, nuk duhet të hezitojmë”.
“Të mos neglizhojmë shenjat, të ndjekim sistemin e monitorimit, të mos trajtohemi sipas rekomandimeve të sistemit shëndetësor”, tha Tomini. Më tej Tomini tha se “jemi në një risk të shtuar sa i përket COVID-19. Kemi shfaqje të infeksioneve respiratorë të poshtme dhe të sipërme. Shfaqet me intensitet të ulët por paralelisht me COVID-19. Grip akoma jo i konfirmuar në vend”.
Sa i përket shkollave dhe përhapjes së COVID-19, ekspertja e ISHP-së tha se “fëmijët janë transportues të virusit, por nuk kanë atë nivel transportueshmërie si të rriturit”. “Një tjetër motiv është impakti që pati karantina. Nga ana psikologjike pati një impakt tek kjo moshë. Që nga 14 shtatori deri kur ekspertët rekomanduan Ministrinë e Shëndetësisë për këtë ndërhyrje nuk është parë një pozitivitet i ndjeshëm në totalin e pozitivitetit. Nuk ka peshë madhore, është një përqindje e vogël përkundrejt totalit”, tha Tomini.