Pas deklaratës së Ilir Metës ku shkruante se, 25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë ka reaguar Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali ka ironizuar Metën me një përgjigje të shkurtër dhe të prerë: Më 25 Prill Shqipëria e lirë, shakaxhinjtë e integrimit në muzeun e tranzicionit.