Tiranë, 18 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke falenderuar vaksinatorët dhe ekspertët e vaksinimit përmes një postimi në facebook shkruan se po garantohet një proces vaksinimi i sigurt dhe efikas kundërt gripit, ndërkohë që janë 368 mijë vaksina falas për grupet e riskuara. “Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit”, shkruan Manastirliu.

Po vijon vaksinimi për të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imunitetit, pavarësisht moshës që ata kanë. Pas administrimit të 100 mijë dozave të para, 37 mijë doza janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces dhe vijnë brenda Nëntorit pjesa tjetër prej 230 mijë dozash vaksine.

Postimi i Ministres Manastirliu: Mirënjohëse për punën e palodhur të vaksinatoreve dhe ekspertëve të vaksinimit që po i përgjigjen me profesionalizëm e përkushtim qytetarëve, duke garantuar një proces vaksinimi të sigurt dhe efikas kundër gripit, në të gjithë qendrat shëndetësore në vend, në zbatim të strategjisë së Vjeshtë-Dimrit 368,000 vaksina #falas Mbrojmë stafet mjekësore, të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara me vaksinat falas kundër gripit sezonal