Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë rreth gjysmën e anëtarëve të familjes së tyre, me të rriturit që kanë pak më shumë të ngjarë se sa fëmijët që ta përhapin virusin. Kështu thuhet në një studim të fundit të qeverisë amerikane.
Studimi nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), është i fundit që përpiqet të përcaktojë sasinë e transmetimit të sëmundjes në familje. Hulumtimet e mëparshme ndryshojnë gjerësisht, por në përgjithësi sugjerojnë që të rriturit janë infektues më të mëdhenj sesa fëmijët. Studimi i ri nga CDC përfshiu gjetjen e pacientëve fillestarë me infeksionin e koronavirusit të konfirmuar nga laboratori në Neshvil të Tennesit dhe Marshfilld në Uiskonsin, duke filluar nga prilli i vitit 2020. Si pacientët “zero” ashtu edhe anëtarët e familjes së tyre u trajnuan nga distanca për të mbajtur secili nga një ditar të simptomave.
Nga gjithsej 191 kontakte shtëpiake të regjistruara, 101 pacientë raportuan se nuk kishin asnjë simptomë në ditën e fillimit të sëmundjes së familjarit të tyre. 102 nga 191 kontaktet kishin rezultuar pozitiv me SARS-CoV-2 , me një“shkallë infeksioni dytësor” prej 53 për qind. Kjo e fundit kur pacientët fillestarë ishin mbi 18 vjeç, ishte 57 për qind, dhe binte në 43 për qind kur pacienti “zero” ishte nën 18 vjeç. Në përgjithësi kishte shumë më pak pacientë fillestarë fëmijë sesa kishte të rritur:20 krahasuar me 82, gjë që e bën më të vështirë përgjithësimin e rezultateve për të rinjtë nën moshën 18-vjeç. Për sa i përket karakteristikave të familjeve, numri mesatar i anëtarëve për një dhomë gjumi ishte 1. 69 për qind e pacientëve fillestarë. Ata raportuan se kishin kaluar 4 ose më shumë orë në të njëjtën dhomë me një ose më shumë anëtarë të familjes një ditë më parë, dhe në40 për qind të rasteve të nesërmen e fillimit të sëmundjes. 40 për qind e pacientëve fillestarë raportuan se flinin në të njëjtën dhomë me një ose më shumë anëtarë të familjes para fillimit të sëmundjes, dhe 30 për qind pas fillimit të sëmundjes. Duke interpretuar gjetjet, autorët e studimit shprehen:”Në këtë studim të vazhdueshëm të mundshëm që përfshin ndjekjen sistematike ditore, transmetimi i SARS-CoV-2 midis anëtarëve të familjes ishte i zakonshëm, dhe nivelet e infeksionit dytësor ishin më të larta nga sa ishin raportuar më parë”.
“Transmetimi substancial i koronavirusit, ndodhte edhe nëse pacienti fillestar ishte i rritur apo fëmijë”-shtuan studiuesit. Një tjetër zbulim i rëndësishëm i studimit, ishte se më pak se gjysma e anëtarëve të familjes me infeksione të konfirmuara, raportuan simptoma në kohën kur infektimi u zbulua për herë të parë, dhe shumë prej tyre nuk raportuan asnjë simptomë gjatë 7 ditëve të vëzhgimit. Kjo nënvizon potencialin e transmetimit të virusit nga kontaktet dytësore asimptomatike. Studime të tjera të kryera jashtë SHBA, kanë zbuluar herë pas here norma më të ulëta të infeksioneve në familje. CDC thotë se kjo mund të ndodhë për shkak se ato studime nuk kanë pasur një ndjekje të mjaftueshme të rasteve, apo për shkak se pacientët e izoluar ndodheshin në ambiente jashtë shtëpive të tyre ose kishin përdorur masa më të rrepta. CDC rekomandon njerëzit që mendojnë se mund të jenë prekur nga Covid-19 ta izolojnë veten nga familjarët e tyre, duke fjetur veç e veç dhe të përdorin një banjo të veçantë nëse është e mundur, dhe të mbajnë gjatë gjithë kohës mas kë.
Njerëzit e ekspozuar, nuk duhet të vonojnë izolimin derisa infeksioni i tyre të konfirmohet nga një test. Një kufizim i rëndësishëm i studimit, ishte fakti që përcaktimi se kush ishte pacienti fillestar mund të jetë sfidues. Kur llogaritjet u ndryshuan për të përjashtuar 54 anëtarë të familjes, që kishin rezultuar pozitivë gjatë studimit, por rezultatet e të cilëve kërkuan pak kohë për tu konfirmuar, shkalla e përgjithshme e infeksionit dytësor ra në 35 për qind. Gjithsesi, mendohet ende se personi që ka shfaqur i pari simptoma është pacienti “zero” në atë familje.