Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 704 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid.
Trupa inspektuese e AKU gjatë inspektimeve ka dhënë 12 masa me paralajmërim për rinovim të analizave të ujit, rinovim të librezave shëndetësore si dhe mungesë të planeve 3D. Bazuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 38 mostra në monitorim të qumështit si dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU si pjesë e Taskforcës antiCovid ka vijuar me monitorimet këshilluese në të gjitha bizneset për zbatim të protokolleve antiCovid. Gjithashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje në mënyrë të rregullt të maskës, si mënyrë e rëndësishme mbrojtjeje ndaj koronavirusit.
AKU vijon me inspektimet dhe monitorimet në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.