Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në tregjet e vendit edhe si pjesë e taskforcës antiCovid. AKU bën të ditur se, ka kryen 800 inspektime dhe monitorime gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë inspektimeve në lidhje me sigurinë ushqimore nëpër biznese janë dhënë 18 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit. Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 40 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide. AKU si pjesë e taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në kopshte e shkolla për zbatim të protokolleve të sigurisë.  Gjithashtu janë këshilluar nga ana e taskforcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së koronavirusit.