Gara në SHBA për zgjedhjet presidenciale sa vjen dhe intensifikohet. Ka një qartësim në rezultat dhe tashmë edhe një diferencë të dukshme mes dy kandidatëve, Joe Biden, që ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 238 vota elektorale, dhe Donald Trump me 213. Biden ka marrë shtete si Washington, Oregon, Kalifornia, New Mexico, Kolorado, Minnesota, Ilinois, Virginia, Nju Jork, Nju Jersey, Vermont, Nju Hampsher, Masaçusets Konektikat, Delaware, Pensilvani, Kansas, Maryland
Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming. Garë e fortë po bëhet në Florida, Georgia dhe Texas ku Trump është në avantazh fillimisht, por herë pas here ka pasur përmbysje.
Përfundimisht gara e ‘nxehtë’ dhe deçizive duket në Florida, Ohio, Texas e Pensilvani. Trump dhe Biden duhet të marrin 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet në SHBA ndërkohë që projeksionet deri më tani nuk përcaktojnë një fitues për shkak të garës së ngushtë. Sipas projeksionit të AP, Biden me të gjitha gjasat mund të marrë Kaliforninë që ka plot 55 vota elektorale, Oregonin që ka 7, Uashingtoni 12 që krijojnë dhe një diferencë të madhe me Trump.