Listës së gjatë të personave që i bëjnë thirrje Lulzim Bashës të dalë e t’i përgjigjet a kuz ave që i janë bërë i është bashkuar edhe Nikoll Lesi. Në një shkrim me titull “Fol Luli Fol”, Lesi shkruan se Lulzim Basha duhet të dalë e të flas ballë për ballë me aku zuesit, sepse nuk mund të mbrohet vetëm me intelektualin Agron Gjekmarkaj.

Lista e atyre që i kërkojnë të flasë e të përgjigjet është e gjatë. Përveç kundërshtarëve të tij politikë, Bashës i kërkojnë që të flasë edhe avokatë dhe jurist. Por thirrjen kryesore për të folur ja bëjnë në fakt ata që kanë nxjerrë në një tjetër dritë kryetarin e PD për kohën kur ai punonte me zyrën e hagës për krimet e luftës, e më pas me UNMIK në Kosovë.