Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe mbi 15 të tjerë u pla gosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.
Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tr agjedisë së një dite më parë. Tirana dhe Vjena këto 5 vitet e fundit kanë marrëdhënie të shkëlqyera duke intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.