Gazetari Endri Xhafo ka debatuar mbrëmjen e djeshme me zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, përsa i përket trajtimit të pacientëve me Covid-19. Xhafo i ka thënë Rakacollit se shumica e pacientëve janë në fazën e mesme të sëmundjes. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga zv.ministrja e cila i është kthyer gazetarit duke i thënë “Nga e nxorre këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme?”
Debati: Xhafo: Shumica janë në fazë të mesme. Rakacolli: Nga e nxorre këtë që pjesa më e madhe janë në fazë të mesme. U bëtë të gjithë epidemiologë, doktorë, ekonomisë. Ky e di që është fazë e mesme? Xhafo: A e ke shkruar ti këtë që është fazë e mesme? Rakacolli: Po ku e di ti që t’i interpretosh shenjat? Kot e bëjmë ne shkollën, se mjekësia qenka lexo shkronjat dhe përcakto fazën.
Xhafo: Mjekët e familjes ma kanë thënë copë që nuk dinë se cfarë t’i japin apo shesin pacientëve sepse nuk dinë sa e kanë fuqinë dhe xhepin. Unë po ngre një shqetësim mbi kostot. Ju udhëzoni se si mund të mjekohen, në format e lehta. Mjekët e familjes thonë se nuk ka rekomanduar skanere, ku bëhen skanerët? Rakacolli: Është mjeku pneumonog ai që vendos që të bëjë skaner ose grafi. Kur bëhet skaner në atë moment të jep kodin dhe shkon e bën më një kod të caktuar.