Në 5 kantieret e Unazës së Madhe po punohet intensivisht për të përfunduar në kohë këtë këtë vepër infrastrukturore të rëndësishme për të gjithë vendin dhe jo vetëm për kryeqytetin.

kantier të rëndësishëm infrastrukturor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpreh besimin që rruga që lidh Farkën me Shkozën dhe Maternitetin e Ri prej 5.5 kilometrash hapet në fund të Janarit edhe pse kontrata ka si afat prillin e vitit të ardhshëm.

“Nga viti 1996 deri më tani është bërë vetëm një segment i Unazës së Madhe, segmenti rrugor Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”, kujtoi ministrja.

“Na është thënë që parashikohet që ta dorëzojnë para përfundimit të Janarit pasi ndodhen në të vërtetë në detajet e fundit. Pra në këto momente kemi punime në trotuare, në mbjellje pemësh. Faktikisht punohet në 5 pika. Kantieret po ecin që të gjitha me ritme shumë në kënaqshme”, tha Balluku në një intervistë për televizionin Klan.

Ajo shtoi se “ne kemi qenë shumë të kujdesshëm qoftë për periudhën e akomodimit të qytetarëve përmes bonusit të qirasë, legalizimit të atyre shtëpive, për të pasur mundësi që ata të merrnin shpronësimin”.

Ndërsa vijon puna në segmentin 2.3 kilometra të gjatë që nis nga Pallati me Shigjeta, aktualisht në Unazën e Madhe ka përfunduar puna për ndërtimin e 4 tuneleve nëntokësore, ndërsa pas 3 muajve, disa tunele do të hapen për të lehtësuar kalimin e automjeteve.

Balluku tha se “shumica prej tyre kanë mbaruar, pritet që të nisë ndërtimi i tunelit 5. Për 3 muaj një pjesë e tuneleve do të bëhen të aksesueshme, jo të gjitha, pasi ne do të spostojmë trafikun dhe do të ndryshojmë rrjedhën e trafikut disa herë”.

Ajo nënvizoi se do të ketë një qendër të dedikuar menaxhimi të trafikut, nëntoka e sheshit Shqiponja.

Ministrja bëri me dije se autoritetet janë në fazën e projektimit të dy segmenteve të fundit që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga Rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë.

“Në pikën ku këto dy segmente do të bashkohen, sot besoj që projektuesit ndodhen para një sfide. Sepse bashkohen në pikën e ndërtimit të bulevardit të ri. Jo më vonë se Marsi i 2021, ne na duhet që ta hapim garën për konstruksionin e të dyja këtyre segmenteve”, deklaroi ministrja Balluku.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë, e cila do t’i kushtojë në total buxhetit një vlerë prej 373 milionë eurosh. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

Ministrja tha se “quhet Unaza e Madhe e Tiranës, por ka shumë lidhje me të gjitha rrugët hyrëse të kryeqytetit. Pra të gjithë ata që do të vijnë në të ardhmen nga verilindja e vendit përmes rrugës së Arbrit do të aksesojnë këtë Unazë të Madhe. Pastaj, për të shkuar në çdo pikë të qytetit, e njëjta gjë ndodh autostradën Tiranë-Elbasan, po ashtu me autostradën Tiranë-Durrës”.