Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar me miratimin e projektligjit në Kuvend do të krijohet një instrument i munguar deri më sot, Urdhri për Punonjësit Social. Manastirliu tha se ky Urdhër i munguar garanton njësojë si edhe psikologët që të kemi punonjës social të çertifikuar, siguron organizmin e punonjësve social dhe mbledhjen dhe integrimin e profesionisteve në një ombrellë.
“Sa shumë do të pëfitojë arsimi nga kjo pjesë, të cilët pasi përfudnonin shkollimin e tyre nuk kishin një Urdhër të tyre që ti mbronte në punë në tyre, ti zhvillonte më tej, ti testonte më tej dhe pikërisht kjo do të mundësohet nga ky instrument që ne do të miratojmë sot. Unë e shoh me vlera shuëm të mëdha krijimin e këtij urdhri, e këtij institucioni, e këtij organizmi, sepse edhe në kohën që po kalojmë, që ka prekur botën mbarë roli i punonjësve social dhe psikologëve është thelbësor. Nuk ka shëndet pa shëndet mendor. Nuk ka mirëqenia pa përkrahje sociale dhe nuk ka zhvillim pa mbështetjen e grupeve më në nevojë”.
Manastirliu ka nënvizuar se në këtë situatë vijon të jetë prezente ‘pandemia hije’ siç e ka cilësuar ajo dhunën ndaj grave dhe vajzave që me forcimin e instrumentave do të ndihmojë në uljen dhe reduktimin e këtij fenomeni. “Sot flasim për cfarë kemi bërë nuk mundtë lëmë mënjanë ato kategori që janë më në nevojë dhe që janë prekur edhe më shumë, të luftojmë pandeminë hije thotë OBSH, OKB. Eshtë dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe vajzave që në një kohë si kjo e sotma ku shoqëria është më e izoluar, vijon ende fenomeni i dh unës ndaj grave dhe vajzave. Eshtë ajo pra, Pandemia hije, që ne duhet ta luf tojmë njësoj siç po luftojmë virusin. Edhe fenomeni i dhunës dnaj grave, ky fenomen i shëmtuar që duhet të ndryshojë i ka rezistuar kohës, sepse ende kemi shumë për të bërë për të ndryshuar nga mentaliteti, për këtë do të shërbejë edhe krijimi i këtij instrumenti”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu tha se krijimin e Urdhërit për Punonjësit Social një ndihmë direkte për qytetarët, për personat me aftësi të kufizuara, për të moshuarit, për ata që kanë më shumë nevojë për kudjes. “Investimi tek profesionistët duhet të jetë ajo që na con përpara, investimit tek ta është garancia që neser do të kemi struktura më të forta, qendra sociale më të zhvilluara, shërbime në territor më adapte për zhvillimet lokale në bashki të ndryshme. Dhe sigurisht si ky instrument, do të ndikojnë në mënyrë të drjetëpërdrjetë për çdo individe që ka nevojë për kujdes, për integrim dhe mbrotje sociale”, tha Manastirliu