Modelja e njohur dhe vajza e ish-deputetes Albina Dedës, Ada Deda, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në Rtv Ora. Si rrallëherë, ajo foli rreth jetës së saj private. Ada zbuloi se është në një lidhje dashurie, mirëpo nuk e zbuloi identitetin e partnerit.

“Kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale, sepse është më mirë. Besoj shumë dhe te këto bestytnitë, larg syrit të keq”, u shpreh modelja.