Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin pohoi se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer. Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Evropë. “Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe,” i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom. Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme”.
“Ekziston një shans që të mund të marrim miratim nga SHBA-ja ose Evropa ose të dy rajonet këtë vit,” tha 55 vjeçari Sahin, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i BioNTech.”Ne madje mund të fillojmë të shpërndajmë vaksinën në dhjetor,” shtoi ai, “nëse të gjithë punojnë së bashku shumë ngushtë”. Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër COVID-19.
Lajmet për zhvillimin e vaksinave kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund një epidemie që ka infektuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe shkaktoi më shumë se 1.3 milion vde kje në mbarë botën, që shfaqja e rastit të parë në Kinë.Punonjësit shëndetësorë, kujdestarët dhe njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë COVID-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri janë vendosur të jenë të parët që pritet të marrin vaksinën.