Lajmet e mira me vaksinat që po vijnë nga dita në ditë nga kompanitë kryesore të farmaceutikës duket se po kthejnë shpresën për një rikthim në normalitet nga pandemia e koronavirusit.
“Një ditë të shndritshme në fund të tunelit” i ka konsideruar këto lajme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në konferencën e fundit për shtyp për situatën e pandemisë në botë.
“Tashmë ka shpresë të vërtetë që vaksinat, të kombinuar me masat e tjera të shëndetit publik do të kontribuojnë për t’i dhënë fund pandemisë”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.