Shumë kompani farmaceutike po vazhdojnë hulumtimet për zbulimin e një vaksine efektive kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë treguar rezultate efektive.
Kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka një efiktivitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind i vaksinës, Pfizer dhe BioNTech. Vlerësimi i efikasitetit prej 95 për qind i Modernas bazohet në rezultatet paraprake nga një provë klinike e kryer në 30 mijë pacientë, gjysma e të cilëve morën një vaksinë dhe gjysma placebo.