MILANO- Nga 5 nëntori për të paktën 15 ditë Lombardia do të përjetojë një bllokim të ri, në një version pak më të butë se ai pranveror. Po ashtu edhe Milano do të futet në Karantinë. Kryeministri Giuseppe Conte, mbrëmjen e së martës vonë, nënshkroi ‘Dpcm’ e cila do të hyjë në fuqi në 6 nëntor dhe deri më 3 dhjetor. Ky nënshkrim përmban diferencimin e rajoneve italiane me rre ziksh mëri ‘të kuqe’, portokalli dhe jeshile bazuar në njëzet e një parametra. Publikimi në Fletoren Zyrtare është planifikuar për të Mërkurën 4 Nëntor 2020. Së fundmi Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me anë të një njoftimi zyrtar ka lajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë se do të jetë e mbyllur deri në datë 3 dhjetor pasi Milano dhe Lombardia janë mbyllur për shkak të rritjeve të shifrave të COVID-19.
Njoftimi i plotë i Konsullatës Shqiptare në MilanoKonsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020. Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).
Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe. Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja. Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Faleminderit për mirëkuptimin! Top Channel