Virusi po rritet; Boris Johnson po e përballon me vështirësi. Edhe pse numri i vde kjeve nga Covid-19 në Britani nuk krahasohet aspak me kulmin që arriti në pranverë, shifrat po rriten në mënyrë të rrezikshme, shkruan The Economist. Nivelet ditore të vde kjeve janë të ngjashme me mesin e marsit. Gjendja është veçanërisht e rënduar në veri të vendit. Spitalet në Harrogate, Manchester dhe Sunderland janë në gatishmëri. Sipas masave të reja bllo kuese rajonale, që hynë në fuqi më 14 tetor (shih hartën), palestrat, baret dhe kazinotë në Liverpool do të mbyllen dhe nuk këshillohen udhëtimet jo të rëndësishme brenda dhe jashtë zonës. Në pjesën më të madhe të Anglisë së Veriut dhe një pjesë të Midlands, anëtarët e familjeve të ndryshme nuk do të jenë në gjendje të takohen dhe përdorimi i transportit publik do të shkurajohet; të njëjtat kufizime pritet që së shpejti të imponohen në Londër. Britania ndoshta mund të durojë një valë të dytë më mirë se të parën. Ajo tashmë ka aftësinë për të kryer 13 herë më shumë testime në ditë sesa në mes të prillit. Vde kjet dhe shtrimet në spital po rriten më ngadalë se në pranverë. Mjekët tani e dinë se duhet t’i shtrinë pacientët me bark, të vonojnë përdorimin e aspiratorit dhe e dinë më mirë se çfarë ilaçesh të përdorin. Tashmë ka mjaftueshëm mjete mbrojtëse për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit janë mësuar të mbajnë maska dhe të punojnë nga shtëpia.
Megjithatë, qëndrueshmëria, fjala e preferuar e qeverive në kohë pandemie, përfshin jo vetëm zinxhirët e furnizimit, por edhe aftësinë për të krijuar një konsensus politik rreth një strategjie të përbashkët. Në lidhje me këtë masë, zoti Johnson po hyn në krizë në një pozitë shumë më të dobët se në mars, kur ministrat, shkencëtarët, partitë e opozitës dhe opinioni publik, ishin në një marrëveshje të ngushtë. Edhe krahu liridashës i Partisë Konservatore e pranoi bllokimin si një të keqe të domosdoshme. Vlerësimi publik për zotin Johnson asokohe u rrit. Ai konsensus tashmë është shkat ërruar. Politika e qeverisë për bllo kimet lokale po su lmohet nga të gjitha anët. Në favor të një kujdesi më të madh janë shkencëtarët, Partia Laburiste dhe vetë publiku. Në një takim më 21 shtator, Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (SAGE) rekomandoi që qeveria të zbatonte një paketë masash për të ulur numrin e të prekurve, duke përfshirë një karantinë afatshkurtër për ndalimin e qarkullimit, mbylljen e bareve, restoranteve dhe kafeneve, ndalimin e mësimit universitar ballë për ballë dhe nxitjen për të punuar nga shtëpia për ata që kanë mundësi. Zoti Johnson mbështeti vetëm të fundit. Më 12 tetor, Chris Whitty, zyrtari kryesor mjekësor i qeverisë, tha se sipas “këndvështrimit të tij profesional” kufizimet e reja me nivele, do të jenë të pamjaftueshme për të përmbajtur përhapjen e virusit në zonat më të prekura.
Strategjitë e krizës. Gjatë krizës, Keir Starmer, udhëheqësi i Partisë Laburiste, ka mbështetur strategjinë e qeverisë por ka su lmuar veprimet e saj konkrete. Më 13 tetor, ai ndryshoi teknikë, duke bërë thirrje për një “ndalim qarkullimi”. Zoti Johnson e ak uzoi Keir për oportunizëm, por kryeministri ndodhet në një pozicion të brishtë: nëse forcohet kundërshtimi konservator ndaj legjislacionit të bllo kimit, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e Keir për të miratuar masa të reja. Publiku është me Keir: 42% mendojnë se masat aktuale janë shumë të dobëta, 34% mendojnë se janë në nivelin e duhur dhe 14% mendojnë se janë shumë të rrepta. Më shumë se dy të tretat e votuesve mbështesin idenë e një “ndalim qarkullimi”, sipas sondazhit YouGov. Nga ana tjetër, një numër në rritje i deputetëve konservatorë, janë të zemëruar që qeveria ka vendosur masa të reja pa i diskutuar më parë në Parlament. Ata duan që ajo të propozojë një plan për të jetuar me virusin në një periudhë afatgjatë. Më 13 tetor, 42 prej tyre votuan kundër një numri kufizimesh, duke përfshirë një ndalim në orën 22:00 për klubet.
Chris Green, përfaqësuesi i Parlamentit për Bolton West dhe Atherton, dha dorëheqjen si ndihmës i qeverisë, duke thënë se “përpjekja për kurë është më e keqe se vetë sëmundja”. Këta politikanë mbështeten nga treshja mediatike e gazetave të krahut të djathtë – Daily Telegraph, Daily Mail dhe Sun – të cilat sulmojnë vazhdimisht shkencëtarët e qeverisë. Ekziston gjithashtu një ndarje në rritje midis Londrës dhe rajoneve. Administrata e Johnson është e aftë në fushata luf tarake, por dembele në punën themelore për ndërtimin e konsensusit. Masat e reja kundërshtohen nga një numër i madh kryetarësh bashkie të sapozgjedhur, të cilët argumentojnë se masat janë imponuar pa konsultë, nuk pasqyrojnë realitetin se ku dhe si po përhapet virusi dhe shoqërohen me shumë pak ndihmë për të mbështetur bizneset e mbyllura. Andy Burnham, kryebashkiaku i Mançesterit, argumenton se kufizimet e hartuara nga politikanët në Londër janë të gabuara dhe joefektive. “Ata mund të shohin vetëm numra dhe pika në hartë, ndërsa ne shohim emra, bashkësi, pamjen e plotë të asaj që ndodh në realitet”.
Kryebashkiakët janë gjithashtu kritikë ndaj sistemit të centralizuar të testimit dhe gjurmimit, të drejtuar nga Whitehall me mbështetjen e kontraktorëve. Ata argumentojnë se ekipet e shëndetit publik të qeverisë lokale do ta kishin bërë punën më mirë, për më pak kosto. Publiku ka më pak të ngjarë të pajtohet me një regjim që nuk e mbështesin drejtuesit e tyre komunalë, thotë Dan Jarvis, kryetari i Bashkisë së Sheffield. Zoti Johnson përballet me këtë kundërshtim në rritje me një autoritet të zbehur. Vlerësimi publik për të u rrit pas karantinës fillestare duke arritur në 40%; por tashmë është ulur në 22%. Një reputacion për paaftësi e dobëson pozitën e qeverisë. Fitorja e kryeministrit në zgjedhjet e dhjetorit, duhej ta kishte venitur kujtimin e Theresa May dhe ta bënte atë të dukej dominues, por së fundmi, duke qëndruar në Parlament dhe duke mbrojtur me lodhje një argument të vogël kundër kritikëve, i sulmuar si nga këshilltarët e tij ekspertë dhe mbështetësit politikë, Johnson dukej se kishte mjaft të përbashkëta me paraardhësen. Po të ishte ende një komentues në artikujt e gazetave, Johnson pa dyshim që do të ishte ndër ata që do ta denonconin kryeministrin me zjarr, po ashtu edhe shkencëtarët pesimistë të qeverisë dhe humbjen e lirive. Vala e parë i kushtoi zotit Johnson një pjesë të madhe të kapitalit të tij politik. Nëse qeveria nuk e përmirëson gjendjen, vala e dytë mund ta shterojë atë.