Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Kur na ndan vetëm një ditë nga kjo festë kombatare, mbrëmjen e sotme në emsionin “Identiteti” nën drejtimin e moderatores Aida Shtino në Fax News, po flitet pikërisht për Pavarësinë e Shqipërisë. Një ndër temat për të cilat po flitet është për historinë e flamurit kombëtar shqiptar dhe për origjinën e tij.

Shumica dërrmuese e historive të treguara për flamurin e shpalljes se Pavarsisë nuk dihet nëse janë të vërteta. Flamuri i cili u valevit ne Vlorë në 28 nëntor 1912 që ne jemi mësuar të shohim në fotogratite e filmave shqiptare të gjithë këtyre viteve nuk dihet nëse është flamuri i vërtetë i asaj dite. Të gjithë protagonistët e debateve janë në mendime kontradiktore, të gjitha intriguese, por që prej të cilave nuk dimë se kë të marrim për bazë, sepse të gjithë duan autorësi absolute për Flamurin e datës se 28 nëntorit të vitit 1912. Secili protagonist tregon nga një variant, duke marrë prej varianteve të të tjereve ndonjë detaj e duke shtuar detaje sipas deshirës, duke ngatërruar ngjarje e data. Nuk është çështja për të zgjedhur me bindësen, por të vërtetën.

Por cili është varianti më afër të së vertetës. “Ka një variant të treguar nga baronesha Marie Amelie Freiin von Godin, të sjellë në anglisht nga Robert Elsie. Sipas saj, mëngjesin e 28 nëntorit te vitit 1912 Hyjed Efendiu i kishte kërkuar të merrte prej dhomës së Eqrem Beut flamurin, që ai e mbante atje në një kornizë, sepse atë ditë do të shpallnin pavarësinë dhe ju duhej të ngrinin një flamur. Baronesha shkruan se vajti e mori dhe ua dha atë flamur, që sipas saj Eqrem beu kishte tetë vite që e mbante me vete kur udhëtontë nëpër Shqipëri, në ato kohë kur askush nuk guxonte as shqip të fliste, se arrestohej dhe dënohej.”

Por,Thanas Floqi ka shkruar se Petro Dhimitri ka qënë në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë, pasi ka punuar bashkë me Marigo Pozion, kunaten e të vëllait të Thanasit, për gdhëndjen e figurës së shqiponjës, që u përdor si stampë për flamurin e ngritur atë ditë nga Ismail Qemali, i cili zbukuroi tërë qytetin. Ky fakt duket i çuditshëm dhe i pabesueshëm, pasi nuk do t’i falej një fotografi, as ai nuk do t’ia falte kurrë vetes, të rrinte të gdhendte shqiponja e të mos shkrepte një fotografi ditën e shënuar të një kombi, një dite e papërsëriteshme në historinë e një populli. Duke u nisur nga ky arsyetim, mendohet se Petro Dhimitri, fotografi nuk ka qenë në Vlorë në 28 nëntor 1912. Ai ka qënë në Vlorë ditën e përvjetorit të parë, më 28 nëntor 1913 kur shkrepi fotografinë që njohim dhe ndoshta ka përgatitur edhe flamurë për zbukurimin e qytetit atë ditë.”

Ndërkohë sipas Spiridon Ilos, grupi që u nis nga Rumania për shpalljen e pavarësisë kishte marrë me vete edhe flamurin që do të ngrinin. Sipas djalit të tij, Vangjo Ilo, Spiridoni i kishte thënë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unë e mbërtheva në parmak me sqepar.”