Vogëlushja 3-vjeçare, Elif Perinçek arriti që të mbijetojë, pavarësisht se qëndroi 65 orë nën rr ënojat e pallatit të shembur nga tërmeti në Turqi. Fotot e shpëtimit të saj teksa i shtrëngonte dorën zjarrfikësit bënë xhiron e rrjetit. Ditën e sotme ajo është bashkuar edhe me nënën e saj, e cila kishte mbetur gjithashtu nën rrënojat e pallatit.

Mediat turke kanë publikuar një video shumë emocionuese të momentit kur vogëlushja 3-vjeçare takohet me nënën e saj në spital. “Dashuria ime, mami është këtu pranë teje, e shtrenjta ime, të dua shumë shpirti im”,- i thotë nëna e Elifit, teksa i mban edhe dorën.