Komitet teknik i ekspertëve njoftoi se nga sot do të ketë masa të reja kundër përhapjes së covid-19. Komiteti ka vendosur se do të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vendet e hapura dhe të mbyllura. Po ashtju ndalohen ceremonite martesore, festat, tubimet, organizimet partiake deri në një urdhër të dytë.

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico tha: “Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.
Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë.Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar nje jave me pare. Ne tre spitalet covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve jane ende te lira ne kater strukturat e dedikuara per trajtimin e rasteve nderkohe qe skenaret e perfshirjes se spitaleve rajonale jane gati ne momentin qe do kete ezaurim te kater spitaleve Covid.

Komiteti teknik i eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkes, nisur nga vleresimi ne dinamike i situates, ka vleresuar se eshte e nevojshme te kete masa shtese te intensitetit mesatar per te frenuar perhapjen e infeksionit. Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situaten dhe risqet, ecurine e epidemise ne vend dhe pergjigjen e qytetareve ndaj masave te ndermarra dhe kemi vendosur: 1. Te ndalohen grumbullimet me me shume se 10 persona ne vende te hapura dhe te mbyllura 2. Te ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet 3. Konferencat, ceremonite e festave, ceremonite martesore dhe organizimet pertej familjare te ceremonive mortore, deri ne nje urdher te dyte”.