Diego Armando Maradona është konsideruar gjerësisht si një prej futbollistëve më të mirë në botë, duke rivalizuar me legjendën braziliane Pele për vendin e parë në “Olimpin” e futbollit.

Përgjegjës për disa prej golave më fantastikë të realizuar ndonjëherë në historinë e futbollit, pa dyshim spikat “goli i shekullit” kundër Anglisë në Botërorin 1986.

Vetëm një muaj më parë, në kanalin zyrtar të FIFA-s në YouTube, u publikuan 5 golat më të bukur të argjentinasit, realizuar në Botërorët ku ka marrë pjesë, plot 4, atë të vitit 1982, 1986, 1990 dhe 1994.