Humbje në Champions League kundër Atalanta-s dhe barazim, me shumë polemika, kundër Brighton. Një moment aspak i mirë për Liverpool-in që tani duhet të zgjidhë edhe disa tensione të papritura brenda ekipit.
Protagonistët janë Mohamed Salah dhe Jurgen Klopp, mes të cilëve ka patur disa momente tensioni në momentin e zëvendësimit të egjiptianit. Nuk ka kaluar pa u vënë re sjellja e Salah në momentin e zëvendësimit të tij me Mane. Egjiptiani, i cili ka dhënë asistin për golin e Jota-s në minutën e 60-të, është ulur në stol në të 64-ën nga Jurgen Klopp. Kur ish-ylli i Roma-s ka mësuar se ishte ai lojtari që duhej të linte fushën, nuk e ka fshehur pakënaqësinë. Më pas, ai ka refuzuar t’i japë dorën trajnerit gjerman. Sulmuesi është ulur në stol i zemëruar dhe ka vazhduar duke thënë diçka, ndoshta për të shfryrë zemërimin e momentit.
I think Klopp had Salah in his FPL team but captained Jota so he removed Salah at 60 minutes ?pic.twitter.com/Rqbtae3mY1
— Yash CFC ⚓️ (@chelseayash) November 28, 2020