Noizy është një nga reperët më të dashur dhe shumë i përfolur për jetën luksoze.

Këngëtari gjithmonë është munduar që jetën e tij private ta mbajë larg ‘syrit’ të medias, por këtë herë ka bërë ndryshe duke hapur dyert e shtëpisë.

Për emisionin ‘Prive’ reperi ka hapur dyert e shtëpisë duke na treguar dhomat, studion, palestrën, këndin e ‘playstation’, dhomën e ndenjes, dhomat e gjumit.

Ajo që bie në sy është luksi, edhe pse kjo pritej pasi ai është një nga këngëtarët më të paguar në tregun shqiptar.