E-albania ka publikuar një video-tutorial për të informuar qytetarët se si të pajisen me një autorizim t posaçëm për leje dalje gjatë orarit të mbylljes nga ora 22:00 deri në 06:00. Leja për qytetarët ose bizneset mund të merret duke ndjekur hapat  e mëposhtëm.

Postimi i plotë:

Aplikoni në e-albania për t’u pajisur me lejen që lejon lëvizjen e qytetarëve dhe bizneseve brenda fashës orare 22.00-6.00 Për qytetarët “Leje për dalje” – për punë – për arsye të domosdoshme Për bizneset: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” – për transportin e punonjësve – ofrimin e shërbimeve të tyre Vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin edhe brenda fashës orare 22.00-6.00, sipas akteve normative Dhe për ata, që kanë nevoja specifike, si: vajtja në farmaci apo kujdesi ndaj një të moshuari

Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet; -Ndiqni hapat e nevojshme sipas specifikës së lëvizjes që iu nevojitet: Me makinë Në këmbë -Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes Klikoni: Dërgo dhe në moment, në adresën, me të cilën jeni regjistruar në e-albania, do të merrni e-mailin dhe sms konfirmuese. Për bizneset, në e-Albania do të kërkoni shërbimin: “Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve” Leje për të ofruar shërbime apo për të transportuar stafin e tyre me itinerar strikt: shtëpi-punë-shtëpi Mjafton të identifikoheni në e-Albania si biznes dhe të plotësoni me kujdes hapat e kërkuar dhe do të merrni lejen që legjitimon lëvizjen tuaj

Kujdes! Ruani emaili-et dhe sms-te konfirmuese për çdo lloj leje ose do të gjobiteni nga Policia e Shtetit! Përjashtohen nga rregulli i aplikimit stafi shëndetësor punonjësit e shërbimeve në struktura kritike. Kujdes! Për arsye shëndetësore, duhet të telefononi në numrin pa pagesë 127 Kujdesuni për veten! Përdorni e-Albania!