Gjatë prezantimit të librit autobiografik të Sinisa Mihajloviç, Ndeshja e jetës, shkruar së bashku me nëndrejtorin e Gazzetta dello Sport, Andrea Di Caro, Francesco Totti ekzaltoi Zlatan Ibrahimovic duke i thënë live: Ju mund të luani deri në moshën 50 vjeç. Pra, për ish-kapitenin legjendë të Romës, gjiganti suedez mund t’i lërojë fushat e blerta edhe 10 vite të tjera.
Një vlerësim i lartë, që dëshmon pavdekësinë e bomberit të shumë skuadrave në karrierë, tashmë golashënuesi më i mirë i Serie A për këtë sezon, në eksperiencën e dytë me kuqezinjtë. Komplimenta kampionësh të mëdhenj, që tregojnë se ky sport ka antagonizëm pa fund, por kur vjen fjala për yje të këtij kalibri, i duhet dhënë Çezarit ajo që është e Çezarit.