Është mbyllur në barazim, sipas gjyqtarëve WBC buzë ringut, takimi për shfaqje i zhvilluar në Staples Center të Los Angeles mes legjendave Mike Tyson dhe Roy Jones Jr. Iron Mike, që mbante doreza të zeza, pak ditë pas vdekjes së Diego Armando Maradona-s, edhe në nder të Kobe Bryant, ka treguar forcën e tij shkatërruese edhe në moshën 54-vjeçare kundër rivalit 51-vjeçar.
“Ka qenë më mirë se dyluftimet për tituj. Tani jemi humanitar. Mund të bëjmë diçka të mirë për botën. Duhet ta bëjmë përsëri”, ka thënë ish-kampioni i botës i peshave të rënda. I kthyer në ring pas 15 vitesh, Iron Mike ka bërë më të mirën e mundshme për të treguar formën që e ka kthyer në një legjendë për një brez të pasionuarish të boksit.
“Jam mirë me barazimin. Ndoshta mund ta bëjmë përsëri”, ka thënë ish-kampioni i botës Jones.