Pas shpalljes së rezultatit në Pennsylvania, Joe Biden numëron 284 vota elektrorale, duke e kaluar kështu 270-shen e nevojshme për të marrë Presidencën.

Pas këtij rezultati udhëheqësit e huaj tashmë kanë filluar të ofrojnë urimet e tyre për Joe Biden dhe Kamala Harris pasi ata u shpallën fituesit e zgjedhjeve presidenciale.

Njëri ndër të parët është kryeministri kanadez.

“Urime, Joe Biden dhe Kamala Harris. Dy vendet tona janë miq të ngushtë, partnerë dhe aleatë. Ne ndajmë një marrëdhënie që është unike në skenën botërore. Unë me të vërtetë menzi pres që të punojmë së bashku dhe ta ndërtoj atë me ju të dy”, shkruan ai në Twitter.