Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po vijojnë me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet në këtë kantier. “Vijon progresi në kantieret e Kardhiq – Delvinës, ku vitin e ardhshëm do të kemi më në fund një rrugë të stërpremtuar me dekada, e cila po bëhet realitet vetëm në qeverisjen tonë, sepse ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, deklaroi Rama.

Deri tani është kryer 90% e vëllimit fizik të punës. Rruga Kardhiq – Delvinë një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës ka një gjatësi prej 16 km. Ajo është cilësuar një nga akset me prioritare që shkurton me 3 orë kohë nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës, që siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.