Lajme të këqija te Roma pas fitores 5-0 në Europa League. Edin Dzeko rezulton pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjes e së dielës dhe gjithashtu angazhimet e tij me ekipin kombëtar.
“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë jam pozitiv për Covid19 dhe siç e dini do të duhet të respektoj periudhën e karantinës. Unë dua të siguroj të gjithë ata që më njohin, për fat të mirë nuk kam simptoma të veçanta. Për disa ditë do të detyrohem të qëndroj larg shokëve të mi, por me mendjen dhe zemrën time do të qëndroj me ta, duke filluar nga e diela: djema daje. Forca Roma”.