Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin e saj me kryeministrin Edi Rama pasditen e kësaj të hëne. Ajo u pa teksa hyri në ambientet e kryeministrisë ku qëndroi për 30 minuta. Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se tema e diskutimit ishte marrëdhënia mes dy vendeve, ShBA dhe Shqipëri si dhe forcimin e saj.

Ajo shkruan se u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, sigurisë kombëtare dhe demokracisë.

“Sot patëm një diskutim të shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Shqipërisë dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë në demokraci, siguri dhe ekonomi. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!)”- shkruan ajo në Twitter.