“Një ngjitje e ngadaltë por me hapa të sigurt”, kështu mund të cilësohet karriera futbollistike e Myrto Uzunit, i cili pak vite më parë luante në “Superligën” shqiptare me ekipin e Laçit, ndërsa tanimë tregon vlerat në “Champions League”, duke i shënuar një gol Juventusit. Një gol që e ka entuziazmuar shumë, por jo aq sa takimi në fund të ndeshjes me lojtarin që ai ka idhull, Cristano Ronaldon, të cilit i kërkoi edhe fanellën. Lojtari i kombëtares kuqezi ka publikuar në rrjete sociale një fotot të fanellës së yllit botëror si edhe ka zbuluar se çfarë biseduan teksa të dy largoheshin nga fusha e lojës.
“Kjo foto dhe ky moment do të mbeten në memorien time gjatë të gjithë jetës, si një moment kur kthen ëndrrat në realitet. Unë jam i lumtur që kam luajtur kundër idhullit tim CR7, lojtari më i mire në botë, shënova kundër skuadrës së tij dhe mora fanellën e tij në fund të ndeshjes… nuk ka fjalë për ta përshkruar çfarë po ndjej, e vetmja gjë që mund të them është…
Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua, luf to për to me gjithçka që ke. Ëndrrat bëhen realitet dhe unë kam punuar shumë gjithmonë dhe kam besuar se mund t’ia dal. Ronaldon e falënderova që shkëmbeu fanellën me mua, teksa nuk munda të rrijë pa i thënë as se është lojtari më i mirë në botë, ai më tha të vazhdoj të punoj dhe më falenderoi”, shkruante su lmuesi i përfaqësues shqiptare.