Shkolla nëntëvjeçare “Ahmetaq” në Vorë, nga 3D po kthehet në realitet dhe hap dyert për gati 200 nxënës. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga kjo shkollë e rindërtuar, e cila është gati më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane për nxënësit dhe mësuesit.

“Shkolla nëntëvjeçare “Ahmetaq” në Vorë, nga 3D në realitet gati për 200 nxënës, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian. Marshallah”, tha Rama. Shkolla 9-vjeçare në Ahmetaq është e rindërtuar me kushte e standardet më të mira, me 9 klasa, 3 laboratorë, palestër e bibliotekë moderne për 200 nxënësit.