Për kandidatët dhe mbështetësit e tyre, dita e sotme është padyshim një nga ditët më të rëndësishme. Kur qendrat e votimit mbyllen, pritja fillon. Presidenti Trump sot pritet të kalojë ditën në Shtëpinë e Bardhë, duke dhënë intervista dhe ndoshta duke parë mbulimin e ngjarjeve në televizion. Në mbrëmje Trump do të organizojë një mbledhje me partinë në Shtëpinë e Bardhë ku të pranishëm pa dyshim do të jenë familja e tij, zv.Presidenti Pence dhe ekipi i fushatës.
Joe Biden, ndërkohë, do të kalojë pjesën më të madhe të ditës së zgjedhjeve duke u përpjekur të fitojë ndonjë votues të pavendosur në Pensilvani, një shtet kyç i ndryshueshëm. Ish-nënkryetari do të mbajë ngjarje të mobilizimit të votuesve në vendlindjen e tij të fëmijërisë Scranton dhe në Filadelfia. Pastaj ai do të drejtohet në shtetin e tij aktual të Delaware për të parë dhe pritur rezultatet e zgjedhjeve, shkruan oranews
Gjatë mbrëmjes së ditës së martë Biden pritet të japë një deklaratë nga Wilmington, Delaware. Në skenë, ai do të shfaqet me bashkëshoren, Jill Biden, si dhe Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj Douglas Emhoff. Është në duart e votuesve amerikanë tani se kush do të fitojë.