Zv.ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar nga Presidenti Ilir Meta, për situatën e Covid-19. Por, numri dy i shëndetësisë u shfaq i revoltuar, pasi iu dha faja në fund. Ai tha se në fillim duhet të dëgjohet qeveria dhe më pas kritikat. Sipas Nikollës, të gjitha ato që u thanë nga paneli, janë zbatuar nga qeveria më parë. Ai mbështeti qëndrimin e presidentit se duhen kritika pozitive, ndërsa tha se nuk duhet të sulmohet qeveria në këtë periudhë kaq të vështirë. E keni menduar gabim, sepse duhet të kishit dëgjuar qeverinë, pastaj kretikat. Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. Do të kishte qenë e udhës që unë të kisha nisur i pari.

U tha se nuk ka strategji. Unë po i rendit një nga një. Strategjia e parë parandalim përgatitja dhe përgjigjia ndaj Covid-19. Strategjia e parë dytë, ajo e rihapjes. Strategjia e tretë, strategjia vjeshtë dimër. Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga penalistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. 5 fushë më tepër janë bërë vaksina për të mos pasur mbivendosje me Covid.

U tha që nuk ka teste por testet janë 4-fishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit, brenda muajit dhjetor. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi. U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve rajonale do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po.

Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist, por ka njësi koordinuese. Një pandemi e tillë ndodh njëherë në 100 vite. Ne kemi nevojë për atë që tha Meta, për kritika pozitive. Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur po bën një në një stres të paimagjinueshëm. Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla. Si përgjigje Presidenti Meta tha: Nuk ka pasur qëllim negativ për të lënë në fund përfaqësuesin e qeverisë. Ai mund ta marrë fjalën kur të dojë, edhe tani. Ne jemi të njohur me dokumentet që keni paraqitur.