Teksa e gjithë vëmendja është rikthyer tek raporti i Dick Marty për krimet e luftës në Kosovë, që akuzon luftëtarë të UÇK dhe drejtues politikë të saj, Sali Berisha del në media dhe hiqet si patriot i thekur, pavarësisht se votoi pro këtij raporti. Në vitin 2008, Sali Berisha dërgoi në Suedi dokumente që Haklajt kanë lidhje me Ramush Haradinaj, pasi e ak uzonte këtë të fundit si kri mi nel lu f te.  Ja si e tregon këtë ngjarja Zylfije Haklaj, motra e Haklajve, në një intervistë dhënë për median disa muaj më parë.

“Hetuesi më vendosi një letër me emrin e Ramush Haradinaj, e më tha e njeh ti, u thashë nuk e njoh, si nuk e njeh tha: Kush të solli këtu, kush të mbajti në Kosovë, po vëllai jot Fatmiri? Kishit të dhëna që ka pasur njohje, i thashë që se ka takuar kurrë atë. Tha, po atëherë kush të mbajti në Kosovë, i thashë më mbajtën ata që mbajta në kohë lu fte. Do na tregosh kush të solli, u thashë nuk ju tregoj dot sepse i vr et Sali Berisha me njerëzit e tij”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. Vajza e Haklajve thotë se këto informacione u ishin servirur suedezëve nga pala shqiptare.

“Sali Berisha e a kuzonte Ramush Haradinaj si kri minel lu fte dhe mua më ak uzonte si njeri që kisha bashkëpunuar me kri min elët e luf tës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve. Një detaj që kurrë nuk është vënë në dukje i shpëtoi nga ekstradimi Zylfijen dhe vëllain e saj Hamdiun. “Kur prokurorët suedezë dhe hetuesit suedez shkuan në Tiranë kërkuan dosjet tona, krahas dosjeve kanë kërkuar edhe kush e vr au familjen tonë dhe shteti shqiptarë nuk ka disponuar asnjë dosje që të thonë këta janë të aku zu arit që i kanë vr ar ë, dhe prokurori suedez u ka thënë: po ata kush i vr au?”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.