Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se të gjitha rrugët e Kosovës janë të kalueshme. Nga MIA thonë se në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshje bore nuk ka pasur në asnjë aks rrugor.

“Në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshje bore nuk ka pasur në asnjë aks rrugor. Mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orë në tërë Republikën e Kosovës. Në auto-udha R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në auto-udhën A7, Morinë-Gjurgjicë. Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit. Në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës. Po ashtu në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve”, thuhet në komunikatën për media.

Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore./KosovaPress/